Balfin Construction

Inxhinier QA/ QC

Balfin Construction Tirana, Central Albania, Albania

Construction · 51-200 employees

Oct 20
qa Mid (2-5 yrs) Full-time Albania
Create a free account to apply — email only, no card. You can also save this posting or score it against your profile with AI.

About the role

The QA/QC Engineer is responsible for monitoring and controlling quality requirements in construction projects according to technical specifications and standards. They manage material inspections, laboratory testing, non-conformance reports, and maintain comprehensive quality documentation.

What they look for

QA/QC Construction management ISO 9001 Technical documentation Inspection and testing plans Material testing Non-conformance reporting Project interpretation Microsoft Office Quality management systems Site inspection Communication Reporting Organizational skills

Requirements

Candidates must hold a university degree in Civil Engineering or Materials Engineering and possess at least 3 years of professional experience in QA/QC. Proficiency in construction standards, ISO 9001, and technical documentation is required, along with strong English language and Microsoft Office skills.

Benefits

Competitive salary Performance-based bonuses Professional development opportunities Career growth Additional vacation days

Full description

Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001 Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve më të suksesshme në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, sot Grupi operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i tij i diversifikuar përfshin disa sektorë, përfshirë bankat, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.

Me rreth 5,500 profesionistë të punësuar, BALFIN Group vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etika e fortë e biznesit, stabiliteti financiar, inovacioni dhe angazhimi afatgjatë për ndikim pozitiv në komunitet përmes Mane Foundation.

Pozicioni: Inxhinier i Sigurimit dhe Kontrollit të Cilësisë (QA/QC)

Departamenti: Monitorim Cilësie, HSE QA/QC

Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri QA/QC është përgjegjës për monitorimin dhe kontrollin e zbatimit të kërkesave të cilësisë në projektet e ndërtimit, në përputhje me specifikimet teknike, projektin, standardet e aplikueshme dhe procedurat e kompanisë.

Ndjek kontrollin e materialeve dhe punimeve, inspektimet dhe testimet laboratorike, menaxhimin e devijimeve/NCR-ve dhe dokumentacionin përkatës të cilësisë.

Requirements

  • Të monitorojë

zbatimin e procedurave dhe kërkesave të sistemit të menaxhimit të cilësisë.

  • Të ndjekë zbatimin

e Planit të Inspektimeve dhe Testimeve (ITP-ve), metodat dhe procedurat e zbatimit të punimeve, listat e kontrollit, procedurat e sigurimit dhe kontrollit të cilësisë.

  • Të kryejë

inspektime të punimeve në kantier dhe të verifikojë përputhshmërinë me projektin, specifikimet teknike dhe standardet e aplikueshme.

  • Të verifikojë

dokumentacionin teknik të materialeve përfshirë certifikata, deklaratat e konformitetit, certifikata e Testimit të Materialit (MTC) , raporte testimi, aprovime materialesh etj.

  • Të evidentojë

devijimet dhe jokonformitetet, të hartojë/ndjekë raportin e mospërputhjes (NCR-të) dhe masat korrigjuese deri në mbylljen e tyre.

  • Të koordinojë me

laboratorët e jashtëm testimet dhe kontrollet e kërkuara.

  • Të përgatisë dhe

mirëmbajë dokumentacionin QA/QC dhe dosjen e cilësisë për projektet.

  • Të mbështesë ekipet

e kantierit dhe nënkontraktorët në zgjidhjen e problematikave të cilësisë.

  • Të përgatisë

raportime periodike mbi aktivitetet dhe kontrollet e cilësisë.

Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare, dega Inxhinieri Ndërtimi/ Inxhinieri Materialesh.

Kërkesat e pozicionit:

  • Të ketë të

paktën 3 vite eksperiencë profesionale në QA/QC, preferohet eksperiencë në sektorin e ndërtimit.

  • Të ketë njohuri

të standardeve dhe specifikimeve teknike të aplikueshme në ndërtim.

  • Të ketë njohuri

mbi planet e inspektimit dhe testimit (ITP), kërkesat për inspektimin e materialeve (MIR) dhe kërkesat për inspektimin e punimeve (WIR), raportet e mospërputhjes (NCR), metodat e zbatimit të punimeve, miratimin e materialeve dhe testimet laboratorike.

  • Të ketë aftësi në leximin dhe interpretimin e projekteve dhe

specifikimeve teknike.

  • Të ketë aftësi analizimi

dhe interpretimi të rezultateve laboratorike.

  • Të ketë njohuri të sistemit të menaxhimit të cilësisë ISO 9001.
  • Çertifikime/ trajnime

në QA/QC, ISO 9001 ose auditim të brendshëm përbëjnë avantazh.

  • Të ketë njohuri shumë të

mira të gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar

  • Të ketë njohuri të mira komunikimi, organizimi dhe raportimi.
  • Njohuri shumë

të mira të Microsoft Office.

Benefits

Çfarë Ofrojmë:

  • Paketë tërheqëse përfitimesh,

duke përfshirë pagë konkurruese dhe të drejtë, bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.

  • Mundësi të shkëlqyera për

zhvillimin profesional dhe rritjen në karrierë pranë BALFIN Construction dhe BALFIN Group.

  • Ditë shtesë pushimi.
  • Shpërblime dhe vlerësime për performancën.

Similar roles